Ambasadori Hovenier falënderon Dendias për vizitën në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë ditës së djeshme ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Hovenier falënderoi Dendias në greqisht për vizitën në Kosovë, teksa vlerëson se Amerika dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë të Ballkanit Perëdimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për një diskutim të shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. ShBA dhe Greqia mbeten partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor” ka shkruar Hovenier në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

​Ademi në përvjetorin e Vokrrit: Ai mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja

Read Next

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit