Ambasadorët e rinj të Kosovës të emëruar nga MPJD

Students lift the flag of Kosovo during an independence celebration ceremony at the Hasan Zyko Kamberi school in the village of Sllovi near the town of Lipjan, Kosovo on Friday Feb. 16, 2018, ahead of the upcoming 10th independence anniversary. A student of the school, Pavaresia Sopi, 10, was the first child born after Kosovo declared independence from Serbia in 2008. Pavaresia translates in English as “Independence”. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përfunduar tashmë procedurat e emërimit të ambasadorëve të Kosovës në 12 shtete të ndryshme.

Emërimi i këtyre ambasadorëve u bë pas një periudhe të gjatë, pasi që MPJD kishte shkarkuar ambasadorët e mëparshëm.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla muaj më parë ishte shprehur se vendimi për shkarkimin e ambasadorëve të mëparshëm ishte akt në mesin e reformave që pati nisur MPJD-ja, dhe se funksioni i tillë i ambasadorëve ishte i jashtëligjshëm.

“Janë shkarkuar 12 ambasadorët politikë, sepse kanë qenë në disproporcion me ligjin tonë. Janë shkarkuar të gjithë për një herë, sepse në momentin që ke tejkaluar kuotën ligjore, atëherë i ke të gjithë të jashtëligjshëm. Pra, 12 ambasadorët politikë sepse kemi konsideruar se është shkelur ligji i shërbimit të Jashtëm politik. Në ndërkohë është bërë përzgjedhja e ambasadorëve”, kishte deklaruar Gërvalla.

Dymbëdhjetë ambasadoret e shkarkuar ishin: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki),  Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci),  Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut),  Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Amir Ahmeti (Katar).

Të njëjtit këta tashmë janë zëvendësuar me ambasadorët e rinj, të cilët do të mbajnë këtë pozitë për katër vitet e ardhshme.

Emërimin e ambasadorëve të rinj, e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila bëri të ditur edhe disa nga emrat e ambasadorëve të rinj.

Këta janë ambasadorët e rinj të emëruar nga MPJD:

Skënder Durmishi (Tiranë)

Faruk Ajeti (Gjermani)

Ilir Dugolli (Washington)

Mehdi Halimi (Francë)

Fuad Morina (Katar)

Ilir Kapiti (Britani të Madhe)

Albesjana Iberhysaj (Çeki)

Agron Bajrami (Bruksel)

/Telegrafi/

Read Previous

Botëror 2023, Kosova përballet sot me Shqipërinë

Read Next

​Mehaj: Nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike