Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se të mërkurën ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.N, për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.N, në Gjakovë në rrugën “Bardhyl Qaushi” me dashje, për motive të ulëta ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.N.
Komunikata e plotë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.N, për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1, nënpar. 1.8 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së.Sipas aktakuzës, i pandehuri A.N, në Gjakovë në rr. “Bardhyl Qaushi” me dashje, për motive të ulëta ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin F.N, në atë mënyrë ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna dhe me të takuar rreth orës 12:20 min të dëmtuarin, e nxjerrë revolen nga xhepi dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë ku si pasojë e gjuajtjes të dëmtuarit i shkakton plagë në regjionin e krahut të dorës së majtë dhe të regjionit ijor (lumbal) të anës së djathtë të trupit, të shkaktuara nga veprimi dinamik i predhës të hedhur nga arma e zjarrit dhe si të tilla, bëjnë pjesë në lëndimet e lehta trupore dhe me lëndim të përkohshëm të shëndetit.I pandehuri A.N, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në Gjakovë, pasi më parë kishte siguruar e gjerë më datë 25.05.2023, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm nr.05/L-022 për Armët në Kosovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në shtëpinë e tij dhe atë pistoletën gjysme-automatike. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.