Aksioni “Brezovica”, bastisen edhe 6 lokacione – arrestohen 4 persona në mesin e tyre ish-sekretari i MI-së

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR), në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër  persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

“Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 të KRPK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme. /Telegrafi/

Read Previous

Murati: Opozita s’po e ndihmon qytetarin, nuk po e voton marrëveshjen për skemën sociale

Read Next

12 persona në cilësinë e viktimës do të marrin pjesë në gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë