Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova ,vdesin dy persona, një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në autostradën Ibrahim Rugova në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar.

Sipas raportit të policisë thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

/Telegrafi/

Read Previous

Freedom House: Liria në botë – nën kërcënim të skajshëm, ja ku radhitet Kosova

Read Next

Kurti: Invazioni rus në Ukrainë është agresion më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore