Ahmeti: Kosova e interesuar t’i thellojë raportet me shtetin e Japonisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, gjatë vizitës së tij në Japoni, përveç takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka takuar edhe anëtarët e grupit të miqësisë parlamentare Kosovë – Japoni dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi duke thënë se janë të interesuar për t’i thelluar raportet me këtë shtët.

Përmes një komunikate për media, është thënë se janë shqyrtuar disa mundësi për të përafruar ekonominë e dy vendeve.

“Në takim u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të ekonomive të të dyja vendeve dhe u paraqitën përparësitë e investimit në Republikën e Kosovës. Me rastin e shënimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Japoni, zëvendësministri Ahmeti ka ftuar homologen e tij znj. Yoshikaëa, që vitin e ardhshëm të vizitoj Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, gjatë vizitës së tij në Japoni.

Teksa është bërë e ditur se ai ka takuar edhe zëvendësministrin e Mjedisit, Kunisada Isato dhe e ka falënderuar atë për mikpritjen e xhudistëve të Kosovës në qytetin Sanjo gjatë lojërave olimpike si dhe kanë diskutuar për mundësit e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe energjisë.

“Në përmbyllje të kësaj vizite në Tokio, takim i ngrohët ishte edhe takimi me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Japoni. Në këtë takim morën pjesë një numër i studentëve nga Kosova, të cilët përmes mbështetjes së qeverisë japoneze janë duke kryer studimet në Japoni, thuhet pos tjerash në njoftim”, thuhet në komunikatë.

Më 7 maj, Kosova kishte shprehur interesim për të thelluar marrëdhëniet edhe me shtetin e Arabisë.

“Kosova është e interesuar të zgjerojë dhe të thellojë më tutje marrëdhëniet e shkëlqyeshme me vendet arabe”.

MPJD, sipas Ahmetit, ishte zotuar që do të përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fusha të ndryshme. /Albanianpost.com

Read Previous

Ish-drejtori i Policisë: Beogradi po ushtron presion të hatashëm mbi policët serbë në Kosovë dhe familjet e tyre

Read Next

Rizvanolli: Në dy vjetët e fundit është investuar në efiçiencë më shumë se kurdoherë, s’ka keqpërdorime