A po mbaron lufta në Ukrainë? Eksperti zbulon dy skenarët e mundshëm

Lufta në Ukrainë është një konflikt i vazhdueshëm që mund të “shpërthejë dhe të shuhet për një brez”, tha profesori Michael Clarke, ish-drejtor i përgjithshëm në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Duke folur për atë që mund të ndodhë në vazhdim në luftë, analisti i mbrojtjes i tha Sky News: “Është e pamundur të imagjinohet që kjo luftë të vazhdojë me këtë intensitet pafundësisht. Ajo do të shkojë lart e poshtë.”

“Mendimi im është se sigurisht që do të vazhdojë vitin e ardhshëm”, tha ai.

“Supozimi im i dytë është se do të ketë një armëpushim të paqëndrueshëm, i cili ndoshta do të favorizojë Ukrainën më shumë nga sa mendonim disa muaj më parë.”

Clarke vazhdoi duke thënë se lufta do të ishte një konflikt “i ndezur dhe i fikur” dhe Perëndimi duhej të përgatitej për këtë.

“Ky është një konflikt i vazhdueshëm që mund të ndizet dhe të shuhet për një brez”, shtoi ai. /Botasot

Read Previous

Barcelona mendon për përforcime në merkaton e janarit

Read Next

Lufta në Ukrainë, Rusia i kthehet marrëveshjes së grurit