Mjekët bëjnë një rrugë të gjatë, për të qenë në gjendje tu shërbejnë njerëzve. Sigurisht edhe sfidat për ta mbesin të shumta. Ajo çka bie në sy së fundmi është tendenca e mjekëve të rinj për tu bërë menjëherë pjesë e spitaleve të mëdha pa krijuar eksperiencë nëpër ambulanta apo institucione më të vogla. Kjo ndodh përshkak se mjekët duan të zhvillohen menjëherë në karrierë sipas doktoreshës Fjolla Hamza që aktualisht punon në QKMF.
Mjeksia është një investim shumë i gjatë i familjes, shtetit dhe vet individit. Kjo është edhe një nga arsyet që mjekët e rinj duan të shohin menjëherë rezultate duke neglizhuar qendrat e vogla ambulantore dhe duke u fokusuar në spitale që në nisje të karrierës.