Dorëzohet ZRRE, shtynë ekzekutimin për tarifat e shtrenjta

ZRRE ka njoftuar se ka pranuar nga Gjykata e Apelit aktvendimin me të cilin iu është refuzuar ankesa dhe në një takim ka vendos të shtyhet ekzekutimi i vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.

Sipas një komunikate, ZRRE me datë 18 maj ka pranuar aktvendimin e apelit ku është refuzuar ankesa e Zyrës së Rregullatorit.

“Gjykata ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses. Si pasojë e gjendjes së krijuar, bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në komunikatë.

Read Previous

Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Read Next

​110 vjet nga Kuvendi i Junikut