Presidentja Osmani në Lituani, thotë se Serbia po vazhdon t’ju shërbejë interesave ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin që pati bashkë me homogolun e saj lituanez, Gitanas Nauseda ka deklaruar se i njeh mirë vështirësitë e këtij vendi, për të pasurit një fqinj agresor.

Kjo sipas saj, meqë edhe Serbia si fqinj i Kosovës, nuk po e dënon Rusinë për agresionin mbi popullin ukrainas.

”Si një ish-refugjate, dua t’ju falënderoj për mbështetjen ndaj Ukrainës jo vetëm në këtë formë, por në secilën”.

”Dua të shpreh solidaritetin tonë për popullin e Ukrainës, në këto kohë të vështira”.

”Lufta në Kosovë ndodhi vetëm dy dekada më parë. Plagët tona ende janë të thella. Dhe nuk ka asnjë tjetër më mirë se kosovarët, që mund ta kuptojë atë çka Ukraina po përjeton”.

”Dua të shpreh po ashtu solidaritetin për kombin tuaj, ne kuptojmë vështirësitë që vijnë në të pasurit një fqinj agresor”.

”Fatkeqësisht, fqinji ynë Serbia, vazhdon t’ju shërbejë interesave ruse në rajon duke mos e sanksionuar dhe vazhdon të mbështes idetë e saj për ta destabilizuar rajonin”.

”Populli i Ukrainës do të triumfojë përsëri”.

/KlanKosova/

Read Previous

Presidenti i Lituanisë: Mbështesim plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat euroatlantike

Read Next

Shpërthim i fuqishëm në Slloveni