Një motoçikliste ka marrë lëndime trupore, pasi që është goditur nga një veturë sot në mesditë në rrugën “Martirët Qerkezi” në Gjakovë, njofton Policia e Kosovës për Tv Syrin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i informimit i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçiklet.
E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm”Isa Grezda” në Gjakovë, për shkak të lëndimeve të rënda ka pësuar frakturë të dorës së majtë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Deri te aksidenti është ardhë derisa ngasësi i automjetit VW Touran ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Mic Sokoli” dhe kur arrin ne udhëkryq me rrugën “Martiret Qerkezi” nuk e respekton shenjen e trafikut (kryqëzim me rrugë me përparësi kalimi) dhe goditet nga motoçikleta në pjesën anësore të krahut të djathtë. Si pasoj e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale ndërsa lëndime trupore pëson motoqiklistja”, tha Xhurkaj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.