Nimani: Ora e parë mësimore nesër do të jetë grevë

Është mbajtur mbledhja e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me anëtarë të sindikatës.

Pikë kryesore e diskutimit ishte greva e cila është planifikuar të mbahet nesër më 12 maj, në të gjitha shkollat e Kosovës, në të dy ndërrimet mësimore.

Orën e parë të ciklit  të paraditës dhe pasditës nuk do të ketë mësim. Kështu është thënë në takimin e përbashkët në të cilin u tha se për këtë veprim sindikal janë shtyer si rezultat i neglizhencave të kërkesave  nga ana e Qeverisë, që tash e sa kohë sindikata e arsimit i ka bërë qarta.

Nëse nuk do të ketë zhvillime përsëri nga qeveria më 20 maj janë planifikuar protesta tha Nimani.

Në këtë takim pune kishte edhe mësimdhënës që ishin kundër veprimeve sindikale, e njëri ndër ta tha se kjo po ndodh në kohën kur nxënësit janë në procesin e vlerësimit.

Tutje nga kryetari sindikatës u bë e ditur se në të gjitha shkollat do të vendosen njoftime që më 12 maj në orën e parë mësimdhënësit do të jenë në grevë.

Read Previous

Aksident mes traktorit dhe veturës në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

Read Next

Nxënësja nga shkolla “Zekeria Rexha” përfaqëson denjësisht Kosovën në Kroaci përmes punimit së saj