Për shkak të aktiviteteve që shënojnë Ditën e Evropës, të hënën në Prishtinë do të mbyllen disa rrugë.
“Të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në njoftim të Komunës së Prishtinës.
“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në fund të njoftimit të ekzekutivit lokal.
Megjithëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, Kosova në listën e festave zyrtare e feston 9 majin, Ditën e Evropës e për këtë ditë në shtetin më të ri evropian edhe pushohet, madje edhe nëse Dita e Evropës qëllon të jetë ditë vikendi, ajo zëvendësohet me një ditë mospune në fillim të javës./Kallxo.com/