John Lee është zgjedhur lider i ri i Hong Kongut, pas një procesi të mbyllur të votimit ku ai ishte kandidat i vetëm, raporton BBC.
Zgjedhja e tij po shihet gjerësisht si lëvizje e Qeverisë së Kinës për ta forcuar kontrollin në këtë vend.
Lee njihet si përkrahës i Pekinit.
Ai do ta zëvendësojë në post shefen ekzekutive në largim Carrie Lam, që është duke vuajtur dënim me burgim që nga viti 2017.Liderët e Hong Kongut zgjidhen nga një komitet i një rrethi të mbyllur me rreth 1500 anëtarë. Gati të gjithë janë besnikë ndaj Pekinit. Por kësaj radhe patën vetëm një kandidat./Alsat.mk/