Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Dje në Panama, presidentja Vjosa Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes, dhe me kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.

“Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj. Ndër të tjera, presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

/KlanKosova/

Read Previous

Gjithçka nga vizita e ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht

Read Next

Këto janë pasaportat më të shtrenjta në botë