E mitura me inicialet H.F që ishte raportuar e zhdukur me datë 3 maj, është gjetur mëngjesin e sotëm në Junik, nga babai i saj.
Në një prononcim për TV SYRI, e mitura ka thënë se një 34 vjeçar e kishte marrë atë me forcë duke e futur në makinën e tij.
Ajo thotë që gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në një shkollë.
Tutje bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të miturës është e mirë.
/TV SYRI/