Një fluks i madh i qytetarëve është parë te drejtoria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, në javën e dytë prej hapjes së thirrjes publike për subvencionimin e fermerëve. Fermerë të shumtë që u panë sot duke aplikuar theksuan se lehtësimi i përgaditjes së dokumenteve për aplikim nga Ministria e Bujqësisë ka qenë ndihmesë për ta.
Një tjetër fermer tha se rritja e vlerës së subvencionimeve ka qenë stimulim për punë për shumë fermer.
Deri më sot janë rreth 110 aplikues, tha drejtori i këtij dikasteri.
Hajdari tutje ka shtuar se të gjithë fermerët që plotësojnë kushtet e konkursit mund të shfrytëzojnë këtë mundësi.
Thirrja për subvencione do të jetë e hapur deri më 25 maj.