Nis takimi Kurti – Scholz

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.

Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin.

/Paparaci.com/

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19

Read Next

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, debatohet mbi punën e Qeverisë Kurti