Pastrohet një nga deponitë e mbeturinave përgjatë rrugës “Bujar Roka”

22 prilli Dita e Tokës shënohet me shumë aktivitete në gjithë botën. 

Me këtë rast sektori i menaxhimit të mbeturinave në bashkëpunim me KRM “Çabrati” kanë bërë pastrimin e një prej deponive përgjatë pjesës së re të rrugës “Bujar Roka”.

Sipas drejtorit Behar Ferizi është fat i mirë që në komunën tonë nuk ka deponi të mëdha të mbeturinave pasiqë po pastrohen vazhdimisht nga punëtorët e kompanisë së pastrimit.

Pastrimi i deponive të egra do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në lokacione të tjera në drejtim të varrezave të qytetit.

Read Previous

Mediumi spanjoll: Madridi po bënë hapa të normalizimit të raporteve me Kosovën

Read Next

Scholz: Prioriteti im shmangia e përfshirjes ushtarake të NATO-s në Rusi