Gjendja e sigurisë rrugore në rajonin e Gjakovës për tre muajt e parë të vitit 2022 ka qenë më e mirë se vitin e kalua. Sipas komandatit të trafikut rrugor, kap.Albin Sahatqija ka rënie të aksidenteve për 25%. Ndërkaq sa i përket numrit të gjobave ka pasur rritje të tyre.
Gjithashtu kap.Sahatqija tregoi edhe aktivitetet tjera të trafikut rajonal duke shtuar se ato janë të vazhdueshme me qëllim të kujdesit ndaj të gjtihë atyre që janë pjesë të trafikut rrugor.
Sipas Sahatqisë do të ketë zero tolerancë për drejtuesit e mjeteve të cilët shkaktojnë kundervatje të rënda dhe të njejtat shpesh janë shkaku kryesor i aksidenteve fatale.