Është bërë sot përurimi i projektit për ndërtimin e shtëpive në paralagjen Brekoc për komuniteteve rom, ashkalinjë, dhe egjiptianë. Ky projekt që kap shumën e 51 mijë eurove është bashkëfinancim nga komuna e Gjakovës dhe VoRAE.
Kryetari i komunës Ardian Gjini tha se bashkëpunime të këtilla që ndihmojnë në mirëqenien e qytetarëve direkt, janë ndër prioritetet e qeverisjes lokale.
Përmes këtij projekti janë ndërtuar 4 shtëpi nga themeli dhe 7 të tjera janë renovuar, tregojnë nga organizata VoRAE.
E më së shumti këtij investimi i është gëzuar kjo familje 11 antarëshe që vetëm pak muaj më parë ka jetuar në një barakë pranë shtëpisë aktuale.
VoRAE dhe komuna e Gjakovës do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të ofruar zgjidhje konkrete për banorët e komuniteteve të cilët jetojnë në kushte jo adekuate të jetesës.