Infermierja nga Kosova befasohet nga veterani i ushtrisë amerikane

UCK or KLA (Kosovo Liberation Army) as translated in English, turn over weapons to Marines from the 26th MEU in the village of Zegra, Kosovo. The Marines and sailors of the 26th Marine Expeditionary Unit (MEU) are helping to enforce the implementation of the military technical agreement and to provide peace and stability to Kosovo during Operation JOINT GUARDIAN.

Kosovarja Shpresa Islami, ka arritur që pas 23 vjetësh jetesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta arrij simbolikisht qëllimin që ia kishte vënë vetes nga momenti kur si 11 vjeçare ishte larguar si refugjate në vendin e largët.

Duke punuar si infermiere në një qendër mjekimi të veteranëve ushtarakë të Neë Yorkut, ku u ngarkua të ndaj vaksinat kundër COVID-19, asaj i ka rastisur t’ia jap dozën njërit prej ushtarëve amerikanë që në vitin 1999 ndërhynë për ta çliruar vendin e saj, njofton Klankosova.tv.

“Zakonisht, nuk i pyes pacientet për jetën e tyre, por krejt rastësisht u zhyta në bisedë më një veteran. Ai e përmendi Kosovën si vend ku kishte shërbyer më 1999, ndërsa më tha se ‘është një vend I vogël në Evropën Lindore, për të cilin me gjasë nuk ke dëgjuar asnjëherë’. Kur e tha ai këtë, unë u emocionova shumë. Menjëherë ia ktheva ‘Oh! Unë jam nga Kosova. Dhe isha atje më 1999. Amerikanët e evakuuan familjen time”, ka thënë Islami për Departamentin e Shtetit për Çështje të Veteranëve të ShBA.

Ajo, ka kujtuar se edhe prindërit i ishin gëzuar këtij momenti.

“Unë i thirra menjëherë prindërit e mi dhe iu thash: ‘Nuk do ta besoni. Unë sapo e takova një ushtar që kishte shërbyer në Kosovë dhe munda të bëj diçka për të. Ani se ia dhashë vetëm një vaksinë, për mua ky ishte moment falënderimi’. E babai ma ktheu ‘ E sheh? Ti e gjete mënyrën për ta kthyer të mirën, pa pasur nevojë të bëhesh ushtare”.

Në fakt, në momentin e shpëtimit nga lufta dhe nisja për SHBA, vogëlushja ishte zotuar se do të bëhej ushtare për ta dhënë kontributin e saj për Amerikën, por më vonë ishte dashuruar në profesionin e infermieres, detyrë kjo që e kishte shpënë të shërbej në këtë qendër të trajtimit të veteranëve.

/KLANKOSOVA/

Read Previous

Shtëpia e Bardhë: ShBA garanton se nuk cenohet shtetësia e Kosovës

Read Next

OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë