Në qendrën e vaksininimit në komunën e Gjakovës interesimi për tu vaksinuar dukshëm ka rënë. Me qetësimin e situatës epidemiologjike, njerëzit po hezitojnë të vaksinohen. Kështu na thanë përgjegjës të këtushëm.
Mjeku Miri Këpuska ka një apel për të gjitha ata persona që kanë kaluar Covidin. Ai tregon për kohën që këta persona duhet të paraqiten për të marrë vaksinën. Këpuska apelon që të gjithë të vaksinohen, ndonëse situata është më stabile.
Për një periudhë 4 ditore janë vaksinuar 52 persona. Prej tyre 15 me doza të para, 23 me doza të dyta dhe 12 persona kanë marrë vaksinën e tretë.