Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, spikat derbi mes Chelseat dhe Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku kemi disa çifte tejet interesante.

Kampioni aktual i kësaj gare, Chelsea, do të përballet në shtëpi me 13 herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Etihad”, ku kampioni anglez Manchester City pret në shtëpi kampionin spanjoll Atletico Madrid.

Gjigandi anglez Liverpool do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Benficas, kurse Bayern Munichu do të përballet me skuadrën spanjolle Villarreal.

Shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve e gjeni më poshtë.

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool

/KosovaPress/

Read Previous

MFK dhe MCC do të investojnë tre milionë dollarë për të mbështetur një transparencë më të madhe në sektorin gjyqësor të Kosovës

Read Next

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë takon sot edhe kryeministrin Kurti