Abbott: Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar për mosmiratimin e ligjit për Kodin Civil në Parlamentin e Kosovës, me të cilin do të njihej ligjërisht martesa mes gjinisë së njëjtë.

Abbott thotë se ndjehet i zhgënjyer me këtë vendim, duke apeluar që të tregohet kujdes i shtuar me gjuhën ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, përcjell Klankosova.tv.

”Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me kushtetutën”.

/KlanKosova.tv

Read Previous

Kurti: Të përkushtuar për zbatimin e politikave sociale, në fokus qytetari dhe barazia shoqërore

Read Next

​Scholz: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë