Fermerët mirëpresin subvencionet nga qeveria

Fermeri Dervish Kalimashi nga fshati Kodrali i komunës së Gjakovës ka  vite që mirret me blegtori dhe në fermën e tij ka 14  krerë lopë. Ditën e fillon me kujdesin ndaj këtyre kafshëve që thotë se e bënë me shumë pasion dhe përkushtim ndonëse për të ky vit duket të jetë i vështirë me rritjen e çmimeve këto kohët e fundit.

Mirëmbajtja dhe pastërtia në fermën janë primare për të, ndërkaq tregon se është i kënaqur sepse ka mundësinë që të krijoj prodhime vendore, e në të njëtën kohë edhe cilësore por që shpreson që kjo krizë ekonomike të kalojë sa më shpejtë në mënyrë që të mos heq dorë nga kjo veprimtari. Gjithashtu fermeri  merret edhe me prodhimin e ushqimit të gjedheve siç është silazhi dhe lloje të përziera nga misri, tërshërë e të tjera.

Ndërkaq kujtojmë që ditë më parë ministria e bujqësisë dhe kryeministri Albin Kurti përmes një konference kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka paraparë një buxhet prej afro 50 milionë euro për subvencione në sektorin e bujqësisë këtë vit, si dhe në kuadër të politikave bujqësore kryeministri ka theksuar se e kanë rritur përkrahjen financiare për këtë sektor dhe se kanë adresuar politika të duhura bujqësore për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së çmimeve përmes rritjes së mbështetjes për shumicën e kulturave të parapara në këtë program.

Read Previous

Shkolla “Këlmend Rizvanolli” shënon 9 vjetorin e themelimit

Read Next

Prej nesër fillon shpërndarja e insulinave për muajin mars