Banorët e Rezinës Veriore në hall me infrastrukturën rrugore

Rrugën kanë vendosur ta rregullojnë vetë. 

Këta banorë të zonës së ashtuquajtur Rezina Veriore kanë mbledhur të holla nga xhepi i tyre për të përmirësuar sado pak gjendjen infrastrukturore.

Ata thonë që për vite nuk është investuar në këtë anë.

Në gjendje aspak të mirë është edhe ura që ndodhet aty pranë. Disa gypa të hapur po paraqesin rrezik për lojën e fëmijëve .

Për të kuptuar se pse nuk është investuar në këtë pjesë akoma kemi kontaktuar me drejtorinë e Shërbimeve Publike në komunën e Gjakovës.

Përmes telefonit drejtori i këtij dikasteri Shkumbin Kastrati tha se është planifikuar të investohet këtë vit në Rezinën Veriore dhe në Pikën e Zezë po ashtu.

Ai shtoi se janë në pritje të alokimit në plotni të mjeteve edhe nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas banorëve ndër vite situata është përkeqsuar dhe ata presin që problemet infrastrukturore me të cilat po përballen të zgjidhen sa më shpejtë.

Read Previous

Ish-kryediplomatja greke zgjidhet Raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës

Read Next

Zelensky paraqet video pikëlluese nga lufta përpara Kongresit Amerikan (VIDEO)