Para pak çasteve ka ndodhur një sulm në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka sulmuar fizikisht punëtorin e FFK’së, Artan Govorin.
GazetaBlic Sport ka mësuar nga burime brenda Policisë së Kosovës se kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi para pak minutash ka sulmuar fizikisht Artan Govorin, drejtorin për marrëdhënie me jashtë.
Ky i fundit e ka lajmëruar menjëherë rastin në Policinë e Kosovës, ku aktualisht është duke dhënë deklaratë të detajuar për sulmin që i ka bërë Ademi.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në Prishtinë për ‘GazetaBlic Sport’.