Komuna e Gjakovës ka mbajtur takimin vjetor të Komitetit të Partneritetit Publiko-Privat bashkë me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Në takim ishin të pranishëm Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Gjakovës, Durim Halilaj.
Ky i fundit njoftoi përfaqësuesit e bizneseve mbi buxhetin e komunës së Gjakovës si dhe njoftoi se komuna këtë vit ka rritur buxhetin e granteve për biznese të vogla dhe të mesme.
Sipas Ismajl Jakupit që ka të punësuar 15 punëtor ky takim është i qëlluar, sepse ndihmon për të kuptuar saktësisht problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset.
Greta Kazia, nga Oda Ekonomike Gjermane prezantoi para të pranishmëve mundësitë që ofron kjo odë për tu dalë në ndihmë bizneseve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Pas prezantimit të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi mundësitë që ofron Oda Ekonomike Gjermane për të gjitha bizneset e interesuara.