Chollet nga DASH bisedë me Kurtin: E rëndësishme që serbëve t’u mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 3 prillit

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në një bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka përmendur rëndësinë që qyetatërve serbë t’u bëhet e mundur që të votojnë për zgjedhjet e 3 prillit.

“Pata një bisedë të mirë me Kurtin sot. E falënderova atë për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës dhe theksova rëndësinë që qytetarët me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Më 19 shkurt, institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar mbajtjen e referendumit serb për disa ndryshime kushtetuese, sipas kërkesës së Beogradit.

Qeveria e Kosovës ka thënë për këtë se ata mund të votojnë me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse.

/KlanKosova/

Read Previous

Liga e Kampionëve, spikat ndeshja mes Manchester United e Atletico Madrid

Read Next

BE miraton pakon e katërt të sanksioneve kundër Rusisë