Burim Krasniqi nga Gjakova, fitues i medaljeve në shigjetari

Në kohët moderne, gjuajtja me hark është kryesisht një sport konkurrues dhe një aktivitet rekreativ.
Ndërsa formati ka ndryshuar, parimet e saktësisë, fokusit, kontrollit dhe përsëritjes mbeten të njëjta. Gjuajtja me hark u shfaq në Lojërat Olimpike në fillim të viteve 1900 dhe iu bashkua programit përgjithmonë në 1972.

Burim Krasniqi nga Gjakova përveq punës si kuzhiner profesional, ka tash 9 vite që merret edhe me këtë sport.

Burimi është fitues i shumë medaljeve brenda dhe jashtë vendit duke bërë që flamuri i Kosovës të ngritet në shumë vende.

Gjithashtu, përveq kënaqësisë që të ofron, ky sport ka shumë sfida sidomos në vendin tone, tha ndër tjera Burimi.

Burimi është edhe themelues i klubit Shigjetaria “Dukagjini” në Gjakovë dhe gjithashtu bën thirrje që të gjithë admiruesit e këtij sporti të investojnë kohë në të, pasiqë një ditë mundë të jenë kreanria e vendit të tyre.

Read Previous

Çmimi i bukës nuk do të rritet për momentin

Read Next

Rrahmani: Operatorët nuk do të përfillin vendimin e Qeverisë për bileta, nuk jemi konsultuar