Presidentja e KE: Duhet të heqim dorë nga karburantet ruse deri në vitin 2027

BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse brenda pesë viteve, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një samit të liderëve të bllokut. “Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së u takuan në Versajë për të diskutuar këtë çështje.

Von der Leyen thotë se do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.

/abcnews.al

Read Previous

Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, dyshohet se u rrëzua një dron nga Ukraina

Read Next

Shkalla e papunësisë në Shqipëri zbret në 11.4% për qind në 2021