Sipas udhëtarëve janë rritur çmimet e biletave të udhëtimit në Gjakovë

Rritja e çmimeve të derivateve në këto ditët e fundit ka ndikuar në rritjen e cmimit të biletave të transportit për nxënës e studentë.

Nxënësit që udhëtojnë nga fshatra të ndryshme të Gjakovës thonë se ka pasur rritje të çmimit të biletës së udhëtimit në vazhdimësi. Varësisht prej relacioneve nxënësit po paguajnë më shumë se që kanë paguar para disa ditëve.

Nga 4 euro 5 po paguajnë studentët dhe të gjithë udhëtarët tjerë që udhëtojnë në relacionin Gjakovë-Prishtinë dhe anasjelltas.
Prapa kamerës ata thonë që situata po bëhet e pa përballueshme dhe dikush duhet të ndërmarrë masa për rregullimin e këtij kaosi.

Se çmimet kanë lëvizur e konfirmojnë edhe shoferët të cilët nuk pranuan të prononcohen në media.
Ne për disa ditë kemi provuar të kontaktojmë me Shoqatën e Transportit në Gjakovë por deri në momentin që po transmetohet kronika nuk janë përgjigjur në telefonatat tona.

Read Previous

Gërvalla: Rusia mund të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina

Read Next

Në Gjakovë 228 persona kanë humbur jetën që nga paraqitja e rastit të parë me COVID – 19