Pasi u nxor zyrtarisht në shitje, kanë mbërritur dhe ofertat e para për klubin e Chelsea.
Mediat angleze bëjnë me dije se bëhet fjalë për një miliarder amerikan, i cili ka shprehur dëshirën për të blerë londinezët.
Robert Wood Johnson, pronar i “New York Jets”, e njeh mirë futbollin anglez duke qenë se për një kohë të gjatë ka banuar në Londër ku ishte dhe ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.
Detajet nga oferta nuk bëhen të ditura mirëpo pak ditë më parë presidenti aktual Roman Abramoviç theksoi se Chelsea nuk do të shitet më pak se 3 miliardë sterlina. Në garë për të blerë klubin londinez nuk është vetëm miliarderi amerikan, por edhe disa sheikë arabë./a2news.com/