“Dhjetëra fëmijë nuk kanë njohur paqe në jetën e tyre”, letra e hapur e Zonjës së Parë ukrainase

President of Ukraine Volodymyr Zelensky and his wife Olena Zelenska at the polling station during the parliamentary election in Kiev. Ukrainian parliamentary elections originally scheduled to be held at the end of October, these elections were brought forward after newly inaugurated President Volodymyr Zelensky dissolved parliament on 21 May 2019, during his inauguration. (Photo by Sergei Chuzavkov / SOPA Images/Sipa USA)/26946046/SC/1907211648

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në Facebook, ku tregon atë që ka ndodhur dy javët e fundit në vendin e saj.

“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të Kremlinit, të cilët e quajnë këtë një “operacion special”, në fakt ka të bëjë me vrasje masive të civilëve ukrainas”, shkruan Zelenska.

“Ndoshta gjëja më e tmerrshme e këtij pushtimi janë viktimat mes fëmijëve. 8-vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrkas, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Apo Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë sulmeve me granata bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk t’i vinte në ndihmë në kohë, për shkak të sulmeve intensive. I porsalinduri i parë i luftës pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohur paqe në jetën e tyre”, shtohet në letër.

Zelenska theksoi se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve: “Teksa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë sulmuar me koktej molotov”./a2news.com/

Read Previous

Rusia mbetet pa birrë, zgjerohet lista e kompanive bojkotuese

Read Next

FSK pritet të zbarkojë në Poloni, merr pjesë në operacionin ushtarak të NATO-s