“Camp Nou” do të rinovohet, ja ku do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas sezonin e ardhshëm

Presidenti Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona do të luajë në Estadio Olimpico Montjuic sezonin e ardhshëm, për shkak të punimeve të rizhvillimit në Camp Nou dhe se, pa vonesë, ato do të përfundojnë deri në vitin 2025.


“Ne kemi pak opsione, më e zbatueshme dhe logjike është Montjuic. Ne studiuam opsione të tjera, por ato ishin të vështira ose të parealizueshme. Do të jetë vetëm një sezon, nëse gjithçka shkon mirë”, tha menaxheri duke folur
për televizionin e klubit.

Barcelona do të ketë arritur marrëveshje me komunën e Montjuic për dhënien me qira të stadiumit, duke paguar rreth 20 milionë euro. /GazetaBlicSport/

Read Previous

​Gërvalla: “Open Balkan” i dështuar pasi Serbia nuk dënoi agresionin e Rusisë

Read Next

FIFA shtyn ndeshjen Ukrainë-Skoci, Polonia në finale të play-off