Organizohet turniri i hendbollit “Shqiponja 2000” për nder të 7 dhe 8 marsit

Për nder të 7 marsit ditës së mësuesve dhe 8 marsit ditës ndërkombëtare të femrës, në Gjakovë po organizohet turnini ndërkombëtar në hendboll “SHQIPONJA 2000”.

Kryetari i klubit të hendbollit “Shqiponja” që e organizon këtë turnir, Skender Alija, na tha që ky turnir organizohet për nder të dy datave të rëndësishme.

Ndër të tjera Alija tha që këtë vit janë ftuar dy skudra nga Mali i Zi.

Ndërsa ndihmës trajneri i ekipit të “Ulqinit” që merr pjesë në këtë turnir, Rifat Llazorja, e falenderoi ekipin e Shqiponjës për ftesën , dhe tha që ky turnir i ndihmon ata të krijojnë miqësi dhe eksperieca të reja:

Këtë vit në këtë turnir marrin pjesë KHF “SHQIPONJA”, KHF “ULQINI”, KHF “ISTOGU”, dhe KHF “NIKŠIĆ”, ku nesër me fillim nga ora 14:00 më palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë bëhet ndarja e çmimeve si ekipi më I mirë, hendbollistja më e mirë, golashënuesja më e mirë, dhe portierja më e mirë.

Read Previous

Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Gjakovës për këtë vit

Read Next

Nxënësit e SHMU “Zekeria Rexha” shënuan festën e 7 marsit me aktivitete nga lënda e fizikës