Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Rreth 10 blerës serioz thuhet se janë të interesuar për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.
Oligarku rus njoftoi javën e kaluar se kishte nxjerrë kampionët e Evropës në shitje dhe kjo erdhi pas frikës së vendosjes së sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.
Abramovich thuhet se ka vendosur një çmim prej 3 miliardë funtesh për shitjen e Chelseat, me 55-vjeçarin që këmbëngul se pronarët e rinj të klubit duhet të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë në lidhje me investimet e skuadrës dhe ndërtimin e stadiumit.
Sipas “Sky Sports Neës”, deri më tani janë 10 ofertues që po i shqyrtojnë ofertat që mund t’i bëjnë, me pjesën më të madhe të të interesuarve që vijnë nga SHBA-të, përcjellë KosoavPress.
Një konsorcium i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss mendohet që po i prijnë garës për të blerë klubin anglez, por mbetet për t’u parë nëse dyshja do të përkulet ndaj kërkesave të Abramovich. Pra të paguajnë 3 miliardë funte./indeksonline.net/