Sumy dhe Mariupol në prag të katastrofës humanitare

Situata në rajonin e Sumy dhe në qytetin e Mariupol është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht nuk ka furnizim me energji elektrike dhe me ujw nw qytetet Akhtyrka dhe Trostyanets në rajonin verior të Sumy, ka thënë këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko, shkruan BBC.

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka kaluar “relativisht e qetë”.

Megjithatë, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Eduard Basurin, një zyrtar në Donetsk të drejtuar nga rebelët, të ketë thënë se korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.

/KlanKosova/

Read Previous

​Syla: Anëtarësimi në NATO është i nevojshëm, besoj që nisma do të ketë rezultat

Read Next

Zelenskyy iu thotë senatorëve amerikanë se mund të jetë hera e fundit që e shohin të gjallë