Qyteti pranë Kievit kthehet në gërmadhë

Oleksiy Kuleba, kreu i administratës rajonale të Kievit, ka thënë se qyteti Borodyanka, në veriperëndim të kryeqytetit, është kthyer në një gërmadhë me ndërtesat thuajse të shkatërruara nga bombardimet ruse dhe luftimet në terren mes dy palëve.

“Aty nuk ka ujë dhe energji elektrike. Borodyanka nuk është më aty. Është pothuajse një qytet i shkatërruar. Qendra e qytetit është thjesht e tmerrshme. Borodyanka është nën kontrollin e ushtrisë ruse”, tha Kuleba.

Më herët, ai tha se ushtria ruse nuk po lejonte ndërhyrjen në një spital psikiatrik në atë zonë, por tashmë ata janë larguar. “Ata janë të sëmurë dhe janë njerëzit tanë me nevoja të veçanta që duhet t’u shërbesh. Nuk e dimë se si t’i evakuojmë ata, si t’i ndihmojmë”, tha Kuleba.

Pas një sulmi me raketa në një bllok të madh apartamentesh në Borodyanka më 2 mars, shërbimet e emergjencës thanë për CNN këtë të shtunë se dyshojnë se aty mund të ketë ende njerëz të bllokuar nën rrënoja./a2cnn

Read Previous

​Rusët po braktisin Rusinë, po i drejtohen Finlandës

Read Next

Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dita e Dëshmorëve