Vidhen para në tre xhami në Gjakovë

Xhamia e Sefës e cila ndodhet në rrugën Ali Pashë Tepelena në Gjakovë, ditën e hënë ka qenë cak i një vjedhje. Arkat me para të gatshme të cilat kanë qenë të vendosura aty, janë vjedhur. Ditën e mërkurë është vjedhur arka në  Xhaminë e Gërqarit në rrugën Bajram Curri.Trendi i vjedhjes së arkave ka vazhduar edhe ditën e premte në xhaminë e Haxhi Imerit në rrugën Musa Zajmi në Gjakovë. Në fillim të javës të tre rastet  janë raportuar në stacionin policor në Gjakovë. Major Milazim Lumi komandant i stacionit policor në Gjakovë i pyetur për këtë rast ka thënë përmes postës elektronike se:

“Pas raportimit të tre rasteve të vjedhjeve në stacionin policor në Gjakovë në xhamitë e qytetit ku cak i vjedhjeve kanë qenë arkat e parave për bamirësi. Policia dje rreth orës 11 pas një pune operative-hetimore ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin I.L i moshës 39 vjeqare. I cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar në tërësi se ka kryer tri veprat penale vjedhjetë rënda. I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në qerndrën e ndalimit në Gjakovë për 48 orë. Rasti do të procedohet në Prokurorinë e Shtetit për procedurë penale të mëtutjeshme.

Read Previous

Testimet për Covid-19 nuk bëhen më ditëve të diela

Read Next

Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO