Zyra për ndihmë juridike falas e cila ndodhet në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” është aktive që nga viti 2017. Kjo zyre funksionon në kuadër të agjensisë për ndihmë juridike falas në Prishtinë. Statistikat e punëve që zyrtaret na treguan, flasin për një punë intensive këtu.
Shërbimet juridike që ofrohen janë të shumta.
Po ashtu na u bënë të njohura edhe kriteret për të gjithë ata që mund të marrin shërbime, gjithashtu u inkurajuan të gjithë që të mos hezitojnë për të përfituar nga këto ndihma juridike falas.
Kjo zyre mundëson që të gjithë qytetarët para ligjit të jenë të barabartë, edhe ata që nuk kanë mundësi materiale në këtë zyre mund të gjenjë mbështetjen këshillimin dhe të gjitha procedurat e tjera juridike falas.