Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është anuluar testimi i alarmit publik që ishte paraparë të bëhet nesër.
Kjo është shkak se nesër do të mbahet manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se sistemi i alarmit publik në Prishtinë gjatë dy vjetëve të pandemisë së COVID-19 nuk është testuar.
/KlanKosova.tv/