Nga Parlamenti në luftë, deputeti ukrainas shihet i armatosur duke i gjunjëzuar tre ushtarë rusë (foto)

Forcat ukrainese vazhdojnë të publikojnë fotografi të ushtarëve rusë të dorëzuar. Në mesin e atyre që i është bashkuar ushtrisë në mbrojtje të vendit – duke e veshur uniformën e duke u armatosur – është edhe deputeti ukrainas, Roman Kostenko.

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës është parë në qytetin Mykolaiv në jug të Ukrainës. Ai në fotografitë e publikuara shihet teksa qëndron i armatosur përpara tre ushtarëve rusë, të cilët janë të lidhur dhe të ulur në gjunj.

Pikërisht në monumentin e të vrarëve në Luftën e Dytë Botërore”, shkruajnë forcat ukrainase në përshkrimin e fotografive./ gazetaexpress/

Read Previous

Trafikantët maskojnë 600 kilogramë drogë në formë qepe

Read Next

Moti sot në Kosovë