Po vazhdojnë punimet në Xhaminë e Mahmut Pashës në Çarshinë e Vogël

Xhamia e Mahmut Pashës gjendet në pjesën e quajtur “Çarshia e Vogël” e qytetit të Gjakovës. Objekti është ndërtuar në mes të viteve 1832-1836 nga Mahmut Pasha. Ka më shumë se dy vite që ka filluar restaurimi i këtij objekti fetar që është përzgjedhur nga Vakëfi i Turqisë.

Punimet në këtë xhami pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Koshi theksoi se e rëndësishme është që kësaj xhamie do i ruhet origjinaliteti. Xhamia e Mahmut Pashes është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë.

Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.

Read Previous

SHKK lehtëson masat për vizitorë në institucione korrektuese

Read Next

​Deputetët për tre muaj shpenzuan rreth 19 mijë euro për bileta, udhëtime dhe akomodime jashtë vendit