BE miraton sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Diplomatët e Bashkimit Europian kanë miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë për mbështetjen e Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Presidenca franceze e BE-së konfirmoi se diplomatët e BE-së kanë miratuar sanksione të reja kundër bjellorusëve dhe goditja do të jetë në ekonomi, shkruan The Guardian

Sanksionet do të përfshijnë lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.

Sipas një zyrtari të BE-së, një nga qëllimet e sanksioneve të reja kundër Minskut ishte ndalimi i eksporteve të mallrave nga Bjellorusia në BE.

/abcnews.al

Read Previous

Haxhiu për marrëveshjen për ofrimin e burxheve: Kosova përfiton donacion milionësh nga Danimarka

Read Next

OKB: Rreth 700 mijë qytetarë janë larguar nga Ukraina deri më tani