Me ftesë të presidentit të Maltës, Osmani nis vizitën në Maltë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patroantin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, presidentja do të  jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe.

/KlanKosova/

Read Previous

Propozoi t’i jepet Kosovës statusi i vendit kandidat për BE, presidentja Osmani e falënderon presidentin kroat

Read Next

Afro 6 mijë rusë të vrarë në gjashtë ditët e para të luftës, thotë Zelensky