Riparohet matësi i cilësisë së ajrit në qendrën e qytetit, cilësia e ajrit sot e dobët

Është riparuar matësi për cilësinë e ajrit  në qytetin e Gjakovës i cili  ishte realizuar falë një projekti të përbashkët të organizatës “Let’s Do it Peja”, Bashkimit Evropian dhe Komunës së Gjakovës.

Ky matës ditën e sotme ka treguar për cilësi të dobët të ajrit në qytet. Matësi është i vendosur në qendër të qytetit. Ndotja e ajrit është një problem kyq me të cilin po përballen miliona njerëz në të gjithë botën.

Forma më e dukshme e ndotjes është smogu apo tymi, pastaj ndotja që vjen nga makinat,por edhe nga ngrohja me dru.

Sipas ekspertëve shëndetësorë ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme në organizëm njëjtë si duhanpirja.

Read Previous

Gazetarja e përlotur qorton kryeministrin britanik: Fëmijë po vdesin, s’ndërhyni në Kiev sepse keni frikë

Read Next

1 Marsi Dita Botërore e personave që përdorin karroca