Licensohet qendra mësimore për komunitete jo shumicë në Gjakovë

Pas më shumë se 22 vite punë, angazhim, sfida dhe suksese të njëpasnjëshme, me qëllim promovimi të një arsimi cilësor, gjithëpërfshirje e mbi të gjiitha respektimin e njërës prej të drejtave elementare të fëmijëve “Të drejtën për arsimim”, sot u konkretizuan me lincencimin e parë të Programit të Qendrave Mësimore në komunën e Gjakovës.

Berat Thaqi, drejtor ekzekutiv i “ Bethany Christian Services”, tregon se kjo qendër do të ofrojë shërbime për mbështetjen e nxënësëve të cilët kanë ngecje apo vështërsi në vijimin e rregullt në shkolla po edhe deri te parandalimi i braktisjes së shkollës, kryesisht nga komunitet jo shumicë.

Roli kryesor i qendrës është një lloj ndermjetesuesi mes shkollës dhe komunitetit.

Kjo qendër gjithashtu ofron edhe ndihma materiale si pako shkollore dhe shpeshëhere edhe ushqim, shtoi Thaqi.

Qendra të tilla janë faktor kyç i një shoqërie të shëndoshë dhe mirëedukuar, u tha ndër të tjera me këtë rast.

Read Previous

Dobruna: Është privilegj të punosh për veprën e profesorit Masar Rizvanolli

Read Next

Ramiz Kukaj për herë të dytë organizon gala mbrëmje në mbështetje të shoqatës “Thirrjet e Nënave”