Ka pak ditë që ka dal nga shtypi libri i profesorit prof.dr. Masar Rizvanolli, i botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë. Libri është doktoratura e profesorit Rizvanolli, e mbrojtur në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1990.
Profesor Alban Dobruna realizimin e botimit të këtij libri e vlerëson si shumë të arrirë dhe profesional pasi që vet profesori ja kishte lënë në dorëshkrim punimin si amanet për daljen në dritë të tij.
Libri në fjalë është i ndarë në disa kapituj dhe i njejti përfshin një periudhë shumë të me një tematikë shumë specifike në historiografi.
Kujtojmë se profesor Masar Rizvanolliu ishte njëri ndër profesorët më të shquar të Universitetit të Prishtinës dhe njëri ndër studiuesit më serioz në shkencën e historisë në Kosovë.